10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

SHBA’ja furnizon edhe me 81 tonë municione Ukrainën

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër kontigjent municionesh të ndryshëm në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili e ka falënderuar shtetin amerikan.

- Advertisement -

“Zogu i katërt ka sjellë tani 81 tonëmunicion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter.

Sipas raportimeve të mediave, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë 200 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin municion, armë antitank dhe pushkë.

Theksojmë se Rusia deri më tani ka dërguar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me shtetin ukrainas.

- Advertisement -

Uashingtoni ka paralajmëruar se Moska zyrtare do ta pushtojë Ukrainën gjatë mesit të muajit të ardhshëm.

Ndryshe, SHBA-ja dhe aleatët perëndimor kanë bërë të ditur se do t’i japin një përgjigje të fortë në rast të sulmit rus në Ukrainë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit