Janë publikuar pamje ku shihet një aeroplan luftarak amerikan duke u përplasur në aeroplanmbajtësen në të cilën po mundohej të aterronte.
Në videon që ka qarkulluar shumë në rrjete sociale shihet një aeroplan luftarak i tipit “F-35C” duke iu afruar pjesës së sipërme të aeroplanmbajtëses amerikane, “USS Carl Vinson”, gjatë një operacioni rutinor, shkruan Independent.
Pamjet e shfaqin aeroplanin duke iu afruar anijes dhe më pas në video nuk shihet qartë përplasja, por dëgjohet zhurma e saj dhe shihet tym e pluhur.
Someone has now leaked video of the accident for F-35C Lightning II of #USNavy's VFA-147 Argonauts a few days ago. Due to pilot's mistake, the aircraft landed early on USS Carl Vinson (CVN-70) Aircraft Carrier and slipped into sea with severed landing gears! https://t.co/UXPObZR8P3 pic.twitter.com/bZhf88Wq50
— Babak Taghvaee – Μπάπακ Τακβαίε – بابک تقوایی (@BabakTaghvaee) January 28, 2022
Në pamje të tjera të publikuara në Twitter, aeroplani luftarak shihet gjysmë i zhytur në ujin e Detit Jugor të Kinës. Raportohet se fotografia është bërë më 24 janar.
Deti në të cilin ndodhi aksidenti është zonë e kontestuar, pasi Kina atje ka pretendime territoriale që nuk pranohen nga vendet e rajonit dhe shumica e shteteve të botës.
Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë pas aksidentit se nuk ka interesa për aeroplanin amerikan dhe e këshilloi ushtrinë amerikane që “të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin rajonal e jo ta shtrijë forcën në çdo kthesë”.