Mijëra qytetarë sot dolën në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës të organizuar nga Partia Socialdemokrate.
E për të parë protestën e këtyre qytetarëve, në ballkonin e zyrës së tij doli edhe avokati Tomë Gashi.
Ai i fotografoi protestuesit.
E kjo gjë nuk u prit mirë nga disa prej tyre.
Disa protestues iu kundërpërgjigjën avokatit Tomë Gashi duke ia ngritur gishtin e mesëm.
Gashi njihet si mbështetës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosjes.