2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Publikohen shpenzimet e kabinetit të presidentes, ulje drastike në krahasim me vitet e kaluara

Rekomandime

Artan Murati, këshilltar i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka publikuar shpenzimet vjetore të shfrytëzuara nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani për udhëtime jashtë vendit, dreka dhe darka zyrtare dhe përdorimi i veturave të këtij institucioni.

Këshilltari i Presidencës së Kosovës, Artan Murati ka publikuar shpenzimet vjetore të kësaj zyrë duke thënë se ka pasur ulje drastike në të gjitha kategoritë, shkruan insajderi.

- Advertisement -

Sipas tij, viti 2021 ka qenë viti kur Presidenca ka shpenzuar më së paku përgjatë viteve të fundit.

Shpenzimet janë ulur në mënyrë drastike në të gjitha kategoritë. Shpenzimet për nevoja të kabinetit janë poashtu minimale. Të gjitha udhëtimet jashtë vendit janë realizuar me fluturime në klasë ekonomike, pa shpenzuar asnjë cent të panevojshëm, dhe me delegacione të kufizuara në numër. Drekat e darkat janë shtruar kryesisht për miq të Republikës së Kosovës, për të kultivuar raportet mes shteteve. Veturat zyrtare janë përdorur e do të përdoren vetëm e vetëm për punë dhe aktivitete zyrtare, për çfarë janë të destinuara.”, ka shkruar Murati.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit