8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Shkronjat “çirilicë” të birrës Laško mbulojnë simbolin e Ferizajt

Rekomandime

Murali “Kamarieri” në Ferizaj, i vendosur në Hotel Lybetenin, tash e sa vite mbulohet kohë pas kohe nga reklama të ndryshme.

Edhe kësaj here ky mural, i cili konsiderohet si simbol i qytetit të Ferzajt, është mbuluar nga reklama e birrës Laško.

- Advertisement -

Lidhur me këtë kanë reaguar nga MuralFest Kosova, të cilët kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga Murali Kamarieri dhe të merren masa për parandalimin që kjo të mos përsëritet në të ardhmen.

“Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre”, shkruhet në postimin e MuralFest Kosova në Facebook.

- Advertisement -

Për mbulimin e këtij murali shqetësim kanë shprehur edhe qytetarët e Ferizajt, të cilët përmes postimeve në Facebook e kanë kritikuar këtë veprim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit