4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Miroslav Lajçak: Asociacioni duhet të zbatohet, por nuk duam “Republika Srpska” në Kosovë

Rekomandime

Miroslav Lajçak, përfaqësues special i BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, thotë se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet.

Ai thotë se askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë.

- Advertisement -

“Më lejo që ta bëj të qartë. Pozicioni ynë është shumë i qartë – që ne presim që Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e kaluara. Pacta sunt servanda (nga latinishtja: “aktet duhet të mbahen”). Ka një listë të gjatë për Serbinë dhe i kemi ngritur këto çështje, që duhet të zbatohen, te partnerët në Serbi. Kushdo që thotë që ne kemi bërë gjithçka dhe pala tjetër asgjë nuk është duke i ditur faktet, thjesht. Kjo është një gjë. Kështu që Asociacioni nuk është e vetmja çështje, është njëra nga to. Por, në të njëjtën kohë, ne po themi së pari, nuk duam një tjetër “Republika Srpska”. Askush me mendje të shëndoshë, veçanërisht duke e shikuar situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, nuk do të propozonte diçka të tillë”, ka thënë Lajçak në një intervistë për Express.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit