9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Molliqaj: S’ishte goditje – policët më tërhoqën zvarrë, shanë e ofenduan

Rekomandime

Kryetari i Partisë Social Demokratike, Dardan Molliqaj, ka dhënë detaje për incidentin që ka ndodhur me zyrtarin policor para objektit të Qeverisë së vendit, gjatë protestës që është mbajtur ditën e djeshme.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndaj tij zyrtarët policor nuk ishin treguar korrekt.

- Advertisement -

“Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kanë ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyrë, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyrë njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyrje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim”.

Molliqaj ka shtuar se PSD-ja nuk e ka dhunën mjet dhe as qëllim.

“Por, futja e protestës në këtë regjistër është paralajmërim. Propaganda që po synon ta kriminalizojë një protestë paqësore ku asgjë nuk është dëmtuar dhe askush nuk është lënduar flet mjaft për tendencat e pushtetit. Trajtimi selektiv i protestuesve po ashtu. Për shkak të pamjes së protestuesve kërkonim që 2 folësit të flasin nga shkallët. Në të njëjtin vend që disa protestues tjerë e kishin bërë para 3 ditësh. Fërkimet që u krijuan në fillim ishin rezultat i kërkesës për fjalim. Pas fjalimeve, i kemi realizuar aksionet simbolike dhe kemi njoftuar që kjo s’është protesta e fundit”, ka thënë Molliqaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit