3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ministri serb: Serbia në BE vetëm me Kosovën si pjesë të saj

Rekomandime

Nenad Popoviq, Ministri serb për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, ka deklaruar se Serbia është për anëtarësim në Bashkimin Evropian por vetëm me Kosovën si pjesë të saj.

“Politika jonë gjithmonë ka qenë një Serbi e pavarur dhe sovrane që ruan Kosovën, Republika Srpska-n, dhe popullin tonë në Mal të Zi. Një Serbi që ruan vlerat tradicionale: besimin dhe Kishën, familjen natyrore, burimet natyrore dhe sigurinë energjetike”, deklaroi Popoviq.

- Advertisement -

“Serbia”, thekson ai, “duhet të bëjë gjithçka që t’i mbrojë serbët në Veri të Kosovës”.

“Askush nuk është i interesuar që të eskalojë dhunë në Kosovë, por duhet të jemi të gatshëm për çfarëdo skenari për të ruajtur sigurinë e popullit tonë. Jam i bindur se do ta kemi mbështetjen e Rusisë në këtë. Nuk duhet të tërhiqemi më rreth Kosovës”, u shpreh ai.

Sipas tij, Beogradi ka përmbushur obligimet e marrëveshjeve të Brukselit, kurse “Prishtina nuk ka bërë asgjë”.

- Advertisement -

“Pozicioni ynë duhet të jetë konsistent dhe i pandryshueshëm, dhe nënkupton respektimin e Kushtetutës dhe Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurisë, sipas së cilës Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, deklaroi ministri serb.

Nenad Popoviq e ka quajtur “të paaftë” Bashkimin Evropian për t’i qëndruar prapa marrëveshjeve të Brukselit.

- Advertisement -

“Kjo është një tjetër dëshmi që Bashkimi Evropian është organizatë disfunksionale që duhet të ndërmerr reforma radikale për t’i mbijetuar të ardhmes së saj. Serbia ka vend në BE, por vetëm me Kosovën si pjesë të saj”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit