3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Deputetja Adriana Matoshi në përkrahje të profesorit, publikon video duke kërcyer

Rekomandime

Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas bullizimit që i është bërë profesorit nga Vushtrria, lidhur me shpërndarjen e disa videove ku ai shihet duke vallëzuar.

- Advertisement -

Matoshi ka shkruar në Facebook se pavarësisht se është pjesë e skenës së artit qe shumë vite, e përqeshin dhe bullizojnë.

“Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe. Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe”, ka shkruar Matoshi.

Ajo i ka dalë në mbështetje profesorit nga Vushtrria, duke thënë se nuk i ka bërë askujt asgjë të keqe me vallëzimin e tij.

- Advertisement -

Matoshi thotë se po të kërcente dikush i huaj me muzikë shqipe, të gjithë do ta përkrahnin.

“Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”… Ne fund te dites ti je PROFESOR. Mos e nal vallzimin per kerkon. Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo. Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.

- Advertisement -

Ndryshe nga Matoshi, bashkëpartiakja e saj Fjolla Ujkani e ka bullizuar profesorin, duke i quajtur videot e tij të pahijshme dhe degjeneruese.

Madje Ujkani ka kërkuar të merren masa për profesorin në fjalë.

“Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lën të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, ka shkruar Ujkani para disa ditësh.

Ky shkrim i Ujkanit ka ngjallur reagime të shumta, pasi edhe vetë profesori në një emision në KTV ka deklaruar se sa vështirë po e përjeton linçimin publik.

Ai ka deklaruar se është sharë dhe ofenduar, prandaj u ka kërkuar vëllait të distancohet prej tij, nëse ndihet i turpëruar.

“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, thotë profesori e pas kësaj nisi të qajë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit