14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Këshilltari i Presidentes: Asociacioni nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë

Rekomandime

“Asociacioni nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë”, kështu ka thënë thënë Këshilltari i Presidentes, Blerim Vela, kur u pyet se cilat janë qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi që janë shpalosur sot në takimin mes Presidentes dhe Emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar dhe i Dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, u takuan sot me Presidenten si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Vela thotë se në takim u riafirmua qëndrimi se cdo zgjidhje përfundimtare duhet të ketë për bazë njohjen reciproke dhe ruajtja e sovranitetit territorial të Kosovës.

Ai thotë se qëndrimet e Escobar dhe të Presidentes janë “pothuajse 100% të njëjta”

“U riafirmua nga vetë përfaqësuesi amerikan se cdo zgjidhje përfundimtare duhet të ketë për bazë njohjen reciproke dhe se ky proces nuk duhet të cenojë integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërin.

- Advertisement -

Qëndrimet e tij i keni parë edhe para vizitës që i ka dhënë në intervista, e të cilat në masë të madhe janë të njëjta, por të mos thënë afër 100%, me qëndrimet që i kanë institucionet dhe presidentja e Republikës”, tha ai.

Tutje ai thotë se qëndrimi i Escobar për Asociacionin është tërëisht i njëjtë me atë të Presidentes, e që është se ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk duhet të jetë monoetnik.

- Advertisement -

“Duhet lexuar më në detaje qëndrimi i tij i cili është jashtëzakonisht pozitiv dhe tërësisht në linjë me atë që thotë Kosova, e që është se Asociacioni duhet të krijohet që të mundësojë bashkëpunim mes komunave por nuk do të jetë pushtet i tretë.

Këtë e ka thënë edhe Presidentja sot. Por qëndrimi është se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Vela në Dukagjini.

“Presidenca e ka të qartë se cfarë nuk do të jetë Asociacioni.

Nuk do të jetë monoetnik dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive e cila do të binte në desh me Kushtetutën e Kosovës.

Jemi në ato korniza. Asociacioni nuk mund të krijohet me kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë monoetnik.

Të shohim se cfarë modalitete do të përdoren.

Propozimi i palës së Kosovës ka qenë që kompetencat të jenë të njëjta sikur ato që i ka Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ne e kemi bërë këtë propozim e tani të shohim se cfarë përgjigje do të kemi”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit