0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish-deputetja zbulon ‘sekretin’ e protestave opozitare të VV-së: Kur s’na dilnin njerëzit, e eskalonim protestën

Rekomandime

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar protestën e së shtunës së javës së kaluar në të cilën u kundërshtua shtrenjtimi i rrugës. Kritikoi sjelljen e organizuesve të protestës, derisa theksoi se në të kaluarën mos dalja e njerëzve në protestë është ‘mbuluar’ me eskalim të qëllimshëm të situatës.

“Unë në vitin 2016 kam qenë pjesë e një proteste, në fakt kam qenë organizatore kundër çmimit të rrymës e që realisht nuk është ai qëllimi. Rryma ishte rrit pak aso kohe por siç po thotë sot Kurti, ka qenë lirë, më e lira në rajon, më e lira në Europë dhe njerëzit nuk e kanë ditë sa po paguajnë”, tregoi Kadaj-Bujupi.

- Advertisement -

“Mirëpo kur ke dal në protestë ke dalë sepse ke pasur nevojë për një kauzë dhe tash në fund të janarit kur ka krizë të madhe sociale e gjen një kauzë, ajo është jashtëzakonisht e dobishme për opozitën dhe opozita e shfrytëzon maksimalisht. Në parim protesta është legjitime dhe çdo kush ka të drejtë për protestë mirëpo keqpërdorimi i protestës dhe arritja e një konfrontimi ndërmjet policisë dhe protestueseve me vetë thirrjen e organizatorëve për mendimin tim del përtej asaj që është kauzë e protestës. Pra, nuk je dal në thelb dhe në realitet me kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës që do të ishte një kundërshtim i drejtë por ke dalë me ardhë në shprehje, me dalë në sipërfaqe një subjekt i vogël jashtë parlamentit dhe po kërkon metoda me qenë në qendër të vëmendjes në një moment kur partitë e tjera opozitare të cilat kanë më shumë fuqi, janë në parlament në fakt s’po organizohen”, shtoi ajo.

PSD ka dal prej VV’së, i kanë metodat e njëjta. Kjo përleshja me policinë mendoj se është diçka shumë e tejkaluar. Mendoj se edhe në të kaluarën kemi gabuar shumë shpesh për shkak se jemi përplasur qëllimshëm. Në fakt shpeshherë kemi thënë edhe këtë, se ka bërë veç VV’ja, e kanë bërë partitë opozitare, të gjitha bashkë, nëse s’na dalin shumë njerëz po e eskalojmë protestën. Ka pasur strategji të tilla në mënyrë që mos me dalë keq dhe kjo po ndodh edhe sot”, tha Kadaj-Bujupi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit