2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hoxhaj: Nëse Kurtit nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme, le t’i sjell në Kuvend, le t’i shfuqizojë

Rekomandime

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse kryeministrit Albin Kurti nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme që i ka arritur Kosova, le t’i sjellë ato në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë.

Hoxhaj, ka thënë se ai i beson dialogut Kosovë-Serbi dhe e sheh atë si platformë për ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës.

- Advertisement -

“Nëse Kurti nuk iu beson marrëveshjeve të bëra deri më tani, atëherë le t’i sjell në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë”, ka thënë Hoxhaj për Kanal 10.

Ai, tutje ka shtuar se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e kemi ndërtu një shtet nga themelet bashkë me partnerët tanë amerikanë, kushdo që beson që Kosova duhet të ngritë flamurin në OKB dhe duhet ta mbyllë shtetndërtimin do të duhej ta sheh dialogun si platformë zgjidhëse.”, ka thënë Hoxhaj tutje.

- Advertisement -

“Ne nuk duhet ta kemi një dialog teknik, por një dialog për njohje të ndërsjellë. Kosova duhet të negociojë në Bruksel vetëm për njohje të ndërsjellë”, ka shtuar Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit