0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Igor Simiç reagon për konferencën e Kurtit – Lajçak dhe Escobar e quan sjellje të trupshme

Rekomandime

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç, ka dënuar ashpër “raportin diskriminues ndaj medieve serbe”, pas publikimit të njoftimit se nuk kishte vend për mediet në këtë gjuhë në konferencën e mbajtur pas takimit të kryeministrit Kurti me të dërguarin amerikan edhe atë evropian Eskobar dhe Lajçak, shkruan “Novosti”.

‘Çfarë sjellje e turpshme ndaj medieve që raportojnë në gjuhën serbe! Ndonëse, kjo është edhe e shprehje e respektimit të drejtave të njeriut të popullit serb në Kosovë. Më së ashpëri dënojmë raportin diskriminues ndaj medieve serbe”, ka shkruar Simiç në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Simiç me këtë rast ka shpërndarë edhe lajmin e portalit Kosovo-online, që u publikua se në konferencën e mbajtur pas takimit të Kurtit me Eskobar e Lajçak, nuk ka pasur vend për mediet në gjuhën serbe.

Siç thuhet në njoftimin nga ky portal, në konferencën me gazetarë kanë marrë pjesë 5 media në gjuhën shqipe, ndërsa tjerat, ku ndodheshin edhe tri ekipe serbe që raportojnë në gjuhën serbe nuk janë lejuar të marrin pjesë nga njerëzit e protokollit qeveritar, për shkak të epidemisë.

Këto media nuk kanë njoftuar se me kërkesën e protokollit por edhe vetë të dërguarve amerikan edhe evropian, numri i pjesëmarrësve nga gazetarët të jetë i kufizuar konform me masat e marr për luftimin e Covid19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit