9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hoxhaj: Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi për njohje reciproke

Rekomandime

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se Marrëveshja e Asociacionit e nënshkruar nga Kosova duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së ka thënë për Gazetës Express se me angazhimin e shtuar të amerikanëve në proces, Kosova duhet të bëjë hapa konkretë drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

Deputeti i PDK-së, u shpreh poashtu se ambasadori Hovenier ditë më parë kur foli për Asociacionin përjashtoi nivelin e tretë të pushtetit.

“E kam ndjekë me vemendje dhe lexuar disa herë intervistën e Ambasadorit Hovenier, në të cilën foli më shumë për përgjegjësitë dhe kompetencat të cilat janë në Pakon e Ahtisarit dhe kështu duke përjashtuar një nivel të tretë të pushtetit dhe frikën nga një mundësi e krijimit të një Republike Serbe si në Bosnje dhe Hercegovinë. Meqë kam qenë vet pjesë e negociatave në Vjenë dhe i di diskutimet e atjeshme, e kuptoj shumë mirë qartësinë e qëndrimit amerikan”, tha Hoxhaj,

- Advertisement -

Hoxhaj tha poashtu se edhe sot e mbështet Marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin dhe se Asociacionin duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo se çfarë mendoj unë është se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje në 2013-n kur unë kam qenë ministër i jashtëm i Kosovës! Po ashtu, kam mbështetë marrëveshjen e 2015-s për Asociacionin edhepse isha vetëm kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme! Nuk kam ndryshuar qëndrimin edhe sot për të gjitha marrëveshjet e arritura! Por, mendoj kjo Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB! Shqetësimi tek të gjitha marrëveshjet në Bruksel është se Kosova po del joserioze dhe jokredibile për të zbatuar marrëveshjet që ka nënshkruar! Kur një vend nënshkruan marrëveshje dhe nuk i bënë përshtypje fare qeverisë t’i zbatojë ato, mendoj se është shumë e dëmshme politikisht. Dhe, këtu qëndron thelbi i sjelljes së qeverisë në raport me dialogun! Nëse Serbia që 25 vjet ka ardhur në tavolinë për të mos nënshkruar dhe zbatuar asgjë, ne e kemi bërë të kundërtën e saj, për të përmbushur qëllimet tona, lirinë dhe pavarësinë! Sot, nuk mund të shkojmë vetëm teknikisht në Bruksel për ta shtyrë politikisht në pafundësi arritjen e një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë”, tha Hoxhaj.

- Advertisement -

Ish-zëvendëskryeministri Hoxhaj, tutje tha se Kosova duhet ta shohë dialogun si mjet për të arritur qëllimin që të bëhet anëtare e OKB-së.

“Kushdo që beson se Kosova duhet të bëhet shtet anëtar në OKB, duhet ta shohë dialogun si mjet për ta arritur një qëllim të tillë! Dialogu është vital për ta përmbyllur shtet ndërtimin e Kosovës dhe nuk e shoh Kosovën që duhet të mbetet për dekada jashtë sistemit ndërkombëtar, duke e shtyer këtë temë në pafundësi nga qeveria e vjetër tek qeveria e re! Prandaj, edhe ardhjen e Ambasadorit Hovenier në Kosovë dhe letrën e Sekretarit Blinken e shoh si ftesë dhe mundësi të re për fazën e fundit të dialogut! Në këtë kohë të ngjarjeve dramatike në Evropën Lindore, të krizave të mëdha sikurse kriza në Ukrainë dhe kërcënimi serioz rus, SHBA-ja po fokusohet në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Mendoj se duhet të jemi serioz dhe të bëjmë hapa konkret për të arritur njohjen reciproke. Por nëse kjo nuk ndodhë tani, mund të humbim një shansë, ndoshta historik! Jam i shqetësuar për iluzionin që është krijuar në Kosovë se Kosova si shtet mund të qëndrojë në pafundësi jashtë OKB-së dhe që kjo është në interes të Kosovës, sepse nuk është”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit