1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Deputetët ukrainas shpalosin flamujt e vendeve që ofruan ndihmë, mungon i Gjermanisë

Rekomandime

Në një fotografi të agjencisë TASS, disa deputetët të Ukrainës i kanë shpalosur flamujt e shteteve që i kanë ofruar ndihmë vendit të tyre përballë rrezikut për pushtim nga Rusia. Në fotografi bie në sy mungesa e flamurit të Gjermanisë.

Në fotografinë e publikuar si ilustrim për një lajm edhe nga televizioni BBC, shihen flamujt e NATO-s, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Turqisë, Polonisë, Danimarkës, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, në këtë fotografi bie në sy mungesa e flamujve të disa shteteve të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Italia e Spanja.

Gjermania ka thënë se nuk do t’i dërgojë armë Ukrainës. Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka thënë se Berlini tash për tash e përjashton dërgimin e armëve në Ukrainë gjatë mosmarrëveshjes së këtij shteti me Rusinë.

“Mund ta kuptoj dëshirën për ta përkrahur Ukrainën dhe kjo është saktësisht ajo që tashmë jemi duke bërë”, tha ministrja Lambrecht në një intervistë për të përjavshmen “Welt am Sonntag” muajin e kaluar.

- Advertisement -

“Ukraina do të marrë një spital të plotë fushor së bashku me trajnimet e nevojshme në shkurt, të gjitha të bashkëfinancuara nga Gjermania për 5.3 milionë euro”, tha ajo, duke theksuar se Gjermania me vjet i ka trajtuar trupat ukrainase të lënduara rëndë në spitalet e veta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit