Policia e Kosovës ka lëshuar pak më herët një komunikatë për media në të cilën ka sqaruar rrethanat e arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Në këtë komunikatë, policia ka thënë se Molliqajn e ka kërkuar në adresën e banimit të tij, por që nuk e ka gjetur atë.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka thënë se Molliqajt i është lënë ftesë për paraqitje vullnetare, mirëpo që as atë nuk e ka përfillur.
Në fund, policia ka thënë se Molliqaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e Policisë.