4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në kulmin e krizës së Ukrainës, Rusia bën gati sulmin ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Rekomandime

Ndërkohë që Europa është përpara një përplasje epokale ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes në Ukrainë, Rusia, duket se po përdor skenarin tashmë të njohur. Të hapë një krizë apo një precedent tjetër për të tërhequr vëmendjen.

E ku do ta sajonte më mirë se në Ballkan këtë krizë tjetër Rusia? Një rajon që gjeopolitikisht e ka krijuar pas Luftës së Parë Botërore e më pas Paktit të Jaltës në Luftën e Dytë, e që nëpërmjet aleates së saj Serbisë, sajon trazira sa here i nevojitet.

- Advertisement -

Siç ndodh shpesh, kjo betejë po bëhet duke përdorur të ashtuquajturën “Luftë Hibride” të dezinformacionit.

Media e Kremlinit, “Sputnik” në kanalin e saj ballkanik në gjuhën serbe, në një koment të sajuar e të deformuar, thotë se Shqipëria dhe Kosova po bëjnë hapin e parë të Shqipërisë së Madhe, duke nisur me një territor të përbashkët ekonomik prej 30 kilometrash.

Ky nuk është në fakt një lajm i ri, por pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Elbasan, më shumë se një muaj më parë.

- Advertisement -

Dhe shkrimin, “Sputnik” e hap me incident: “Ndërkohë që me Serbinë i ka mbyllur kufijtë, Kosova ka hapur kanatet me Shqipërinë, sipas metodës së ‘bretkosës së pjekur’”.

E jo më kot, ky provokacion i rusëve bëhet pikërisht përpara nisjes së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për fazën përfundimtare.

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i DASH Gabriel Escobar ishte në Prishtinë se bashku me Lajçak, për ta përshpejtuar procesin sa “hekuri është i nxehtë”.

Por sipas “Sputnik”-ut, ka një trazirë nga Tirana dhe Prishtina.

“Qëllimi përfundimtar është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Kosova duket se do të njihet nga Serbia jo me zhurmën e topave dhe të luftës. Kjo mund të bëhet në paqe, përmes nënshkrimit gradual të akteve ligjore dhe marrëveshjeve”, deklaroi për ‘Sputnik’, gjenerali në pension Mitar Kovaç, drejtor i “Forumit Strategjik Euroaziatik”, një OJF e financuar nga Moska.

Sipas gjeneralit serb marrëveshja mes Tiranës dhe Prishtinës parasheh krijimin e një njësie të vetme territoriale-administrative, 30 kilometra brenda Shqipërisë dhe 30 kilometra brenda Kosovës.

“E shohim se sa arrogante janë autoritetet e Prishtinës ndaj Serbisë sa i përket lirisë së lëvizjes apo hyrjes në territorin e Kosovës, ndërkohë që ka hapur portat në një brez 30 kilometra me Shqipërinë”, tha Kovaç.

Ndërkaq, ‘Sputnik’ sulmon fort Beogradin pasi po rri në heshtje për këtë gjë, ndërkohë që duhet të protestonte.

“Për fat të keq, analistët dhe politikanët nga rajoni nuk flasin sa duhet për të dhe as nuk e kanë ngritur në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Këto nuk janë tentativat e para, e dimë se në disa raste janë mbajtur seanca të përbashkëta të qeverive të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe që janë drejtpërdrejtë në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. ”, thotë Kovaç.

Nga ana tjetër, një serb i Kosovës që gjithashtu paguhet nga Serbia, e që është pedagog i Universitetit të Mitrovicës, Dushan Celiç, thotë se ky është një hap i vogël drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe, por më shumë është një lojë politike, për atë që është paralajmëruar prej vitesh, në radhë të parë nga Tirana dhe që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit, edhe nga Prishtina”, thotë ai, i cili sulmon SHBA si arkitekte e gjithë këtyre zhvillimeve.

“Koha për të gjithë këtë nuk është e rastësishme dhe është e fokusuar në përpjekjet, kryesisht Shtetet e Bashkuara, për të bërë presion shtesë ndaj Beogradit për të arritur një marrëveshje të bazuar në, siç thonë ata, njohjen reciproke midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Çeliç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit