10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Tërhiqet Qeveria: Tash lejohet hyrja në Kosovë me dy doza

Rekomandime

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Me këtë rast është propozuar edhe lehtësimi i masave Anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se do të lehtësohen edhe masat për ata që hyjnë në Kosovë.

Në takim është propozuar që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të dëshmojnë se janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

- Advertisement -

Ata që kanë një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR.

Me masat të cilat janë në fuqi aktualisht, të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar me tri doza të vaksinës.

- Advertisement -

Ata që i kanë dy dozë të vaksinës, duhet të kenë edhe testin negativ PCR.

Masat e marra ndaj atyre që hyjnë në vend, kishin ngjallur reagime të shumta në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Andaj Qeverisë i ishte kërkuar që urgjentisht të rishikojë masat e marra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit