4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Fejton (I) – Kotorri qendër e Ilirisë dhe shumë mbretërve ilir

Rekomandime

Shkruan: Faton Mehmetaj

- Advertisement -

Boka e Kotorrit është pjesë iliro-arbëre dhe gjithmonë e populluar me shqiptar, deri në periudhat e vona kur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë e ndihmuar edhe nga Kisha Ortodokse serbe, përmes elaborateve të caktuara bëri spastrim etnik dhe kolonizim të tokave shqiptare më dhunë në disa pjesë të etnikumit shqiptar.

Iliria – si një kuptim gjeografik dhe njësi politike, si dhe etnogjeneza e saj, pasqyrojnë një përbërje nga shumë fise dhe konfederatat e tyre si: Liburnia, Dallmatia, Panonia, Dardania, Maqedonia, Pellegjia etj.

Poenët e Maqedonisë dhe dardanët përmenden nga Homeri si aleatë të trojanëve. Dikur ilirët ishin komuniteti më i madh në Evropë në kohën antike, por edhe sot ata paraqesin kombin më të madh në Gadishullin e Ilirisë.

Megjithatë, ata janë populli më i ndarë në Evropë nga kufijtë ndërkombëtar.

- Advertisement -

Sipas B. Hrabak del se numri i shqiptarëve në Bokë të Kotorrit ishte aq i madh sa që mund të thuhet se ata e përbënin elementin themelor të ripërtritjes demografike dhe se ishin pjesë përbërëse e etnogjenezës së popullatës së Kotorrit.

Për ta dokumentuar zullumin sllav ndaj shqiptarëve në Kotorr, flet edhe arqipeshkvi i Shkupit Petar Karaxhiq, ai i Tivarit Viҫentije Zmajeviq dhe ipeshvi i Kotorrit Marin Draga, në raportet e tyre dërguar Romës në vitet 1700-1708, vënë në dukje zullumin e madh që patriku i Pejës dhe kleri ortodoks në përgjithësi bënin ndaj shqiptarëve katolikë, të cilët kështu gjendeshin midis dy zjarreve (nga një anë zullumi turk, nga ana tjetër zullumi i kishës ortodokse), dhe kështu këta detyroheshin të kalojnë në fenë islame, ose në ate ortodokse.

- Advertisement -

Pra ndërrimi i fesë te shqiptarët e këtyre viseve nuk u bë vetëm nga «ndikimi turk», siҫ thotë Hilferdingu, por edhe nga zullumi i madh i kishës ortodokse. Edhe për kundër këtyre përplasjeve dhe padrejtësive të mëdha historike që i bëri Serbia në dëm të shqiptarëve, aty kanë mbetur dëshmi të pa kontestueshme që tregojnë për Kotorrin që ishte puro tokë shqiptare.

Dëshmitë ilire janë kudo, ato vetëm duhet mbledhur e sistemuar. Kjo pjesë është perla dhe gjiri më i madh i Detit Adriatik.

Fillon me gjirin e Hercegovinës, i cili ngushtohet në ngushticën e Kumborit, dhe me këtë kalon në gjirin e Tivatit, e nëpër verigë hyn në gjirin e Kotorrit.

Rajoni natyror, kulturor dhe historik i Kotorrit është pjesë e gjirit tërheqës të Boka Kotorska, një liman unik natyror në lindje të bregut Adriatik të Malit të Zi.

Në saje të vlerave të jashtëzakonshme, universale, rajoni u fut në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 1979. Jeta në zonën e Kotorrit, daton që nga periudha parahistorike.

Nga shek.4 dhe më tej kjo trevë zotërohej nga ilirët. Gjatë periudhës Ilire, në Bokë u themeluan dy qytete: Risani, rezidenca kryesore e mbretëreshës ilire, Teutë, dhe prej saj e mori emrin i gjithë gjiri si Sinus Rhizonicus (Gjiri i Risanit); dhe qyteti Acruvium, i përmendur në shekullin e parë pas Kr. Rhizon-emri antik i Gjuhës së Kotorit, N. Johan e krahasonte me shqipen rrjedh-ë, rrjedha e lumit. Kotorri është përmendur qyshë herët nga shkrimtarët dhe gjeografët antikë romakë. Dëshmi të shkruara lidhur me këtë i gjëjmë sidomos te Skilaksi (gjysma e shekullit IV para kohës së re), pastaj te Probi, Straboni, Ptolemeu, Livi e Plini plak. Fjala Rrezon (rrezet e djellit si rrezon djelli) ishte e përafërt me emrin Risan, por mund të përket edhe me emrin Rrizanë (vend ku rrinë zanat). Në periudhën e sundimit ilir e romak është quajtur prej tyre Sinus Rhisonicus. Agroniumi, sot Kotorri, ka qenë selia e mbretit të Ilirisë-Agron dhe mbretëreshës Teutë dhe e njësisë administrative-politike, Albania Veneta, për disa shekuj me radhë. Ky qytet përfaqësonte një shembull tipik të ndërtimtarisë ilire prej guri. Gurët ciklopik të vendosur me teknikën e mjeshtërve ilir dëshmojnë një epokë dhe arkitekturë origjinale autoktone. Gurët e vendosur na kujtojnë murin ciklopik në Ulqin, Risan, Shkodër etj. Ajo që tërheqë më tepër vëmendjen këtu është fakti se të gjitha ofiçinat e njohura të gurskalitësve, si p.sh.: ajo e Tivarit, Ulqinit, Kotorrit, Raguzës, Korçullës, Zarës dhe e Splitit, kanë qene punëtori që i zotronin shqiptarët. Në kuadër të skulptorëve dhe gurskalitësve që u përmendën më sipër ishin: një tivaras, tre raguzianë dhe dy prej Zare.

Pas tivarasit, padyshim, fshihet skulptori zulmëmadh Miho (Mikel) Tivarasi. Ndërkaq, pas raguzianëve fshihen edhe shqiptarët Marin Goga dhe Gjin Aleksi. Miho Tivarasi me siguri ka lindur dhe është shkolluar në Tivar, meqë në çdo dokument të zyrës raguziane, ku zihet n’gojë ky skulptor dhe arkitekt, përmendet edhe qyteti i tij i lindjes Antibar, Antiuar, Antibaro, nga del edhe patronimi i tij Tivarasi, mirëpo në Raguzë ai kishte ardhur në moshë të pjekur.

Gjatë historisë, qysh nga kohërat parahistorike deri në shekujt e fundit, talenti ilir shkëlqente në ndërtimtari.

Shqiptarët si ndërtues të zellshëm, ishin të njohur në botën antike dhe mesjetare për mjeshtrinë e ngritjes së objekteve monumentale, jo vetëm të atyre perandorake, por edhe për artin e monumenteve fetare.

Ata i ndërtonin dhe i mbikqyrnin mirëvajtjen e qyteteve kryesore, të viaduktëve, akueduktëve, rrugëve dhe urave madhështore që qëndrojnë edhe sot, romakëve, të bizantirëve dhe otomanëve.

Meqë ilirët banuan pa ndërprerje në Dardani, qysh nga kohrat parahistorike deri në ditët tona, prandaj këtu janë ruajtur monumentet kulturore historike më të spikatura në brendësinë e Gadishullit të Ilirisë. Këtu përfshihen; kullat, kalatë, fushat, kishat, xhamitë, rrugët, udhët, lapidarët, fontanat, urat, akuadutet, gurët mbi varrore, zbukurimet në gurë etj.

Ndërtimtaria burimore ilire pas ardhjes së ndërtimtarëve romakë, bizantin dhe otoman, përparoi me pranimin e mënyrave të reja të ndërtimit.

Këtu duhet përmendur edhe konfiguracionin e terrenit që është i mbrojtur nga tri anët me humnera e gërmina natyrore që ngjajnë sikur ti kishte zgjedhur një arkitekt i vetëm, këto vende.

Ky vend nuk është i njohur vetëm përmes Agronit e Teutës por këtu kohë më parë janë gjetur edhe monedhat ilire me kokën e mbretit të Ballaios, që do të thot se aty ka mbretëruar edhe një mbret ilirë të cilin historia e njeh më pak. Në kështjellat Ilire që gjenden në Mal të Zi ka sunduar edhe mbreti Batua.

Gjurmët e sundimit të tyre (si nëpër kështjella e po ashtu edhe në literaturë) gjenden edhe sot e kësaj dite të pashlyeshme. Teuta gruaja e Agronit, udhëhoqi shtetin e Adrianëve nga viti 231-227 p.e re.

Ajo pos që ishte mbretëreshë ilire, ishte edhe shenjtore fetare ilire. Ishte prijëse e lartë fetare e fesë autoktone ilire (G.Kovaçi).

Bardhyli ishte themeluesi i mbretërisë ilire, ndërsa pas vdekjes së tij besohet se mbretëresha Teuta udhëhoqi perandorinë ilire.

Ky shtet shtrihej që nga Ishulli Vis (Isa) në Kroaci duke përfshirë, Risanin, Ulqinin, Shkodrën, Lezhën e deri në Durrës.

Në jug të Rizonitëve, gjenden; në fillim kolkiniatët (Ulqin) dhe Labeatët: të parët në perëndim, dhe të dytët në lindje të liqenit të Shkodrës.

Me tej, Taulantët, Partinët dhe Albanët ose Skirtonët (Shqiptarët) siç u tha edhe më lartë i përmend edhe Ptolemeu dhe Plini të cilët i ndajnë në dymbëdhjetë fise.

Edhe sot e kësaj dite përmenden dhe ekzistojnë dymbëdhjetë fise shqiptare. Këtu duhet përmendur se Shasi, Budva, Kotorri dhe Risani ishin si kryeqendëra të mbretëreshës Teutë. Dacajt e Rozhajes të Kosovës dhe shtrirjet tjera i takojnë fisit të Labeatëve të cilët shtriheshin thellë në Malësinë e Veriut.

Sipas Stipçeviqit, në veri të Labeatëve jetonin Dokleatët (Dokleates), të cilët emrin e tyre të fisit e morën sipas emrit të qendresës së tyre kryesore fisnore Doklen (Doklea), Dukla e sotme, afër Titogradit (Podgoricës), të Malit të Zi, ku sipas disa autorëve të lashtë ka lindur edhe perandori romak Diokleciani. Kah shekulli VII p.e.s. fiset e mëdha dhe të forta ilire i bashkojnë rreth vetës fiset e vogla dhe më të dobëta dhe, kështu i krijojnë federatat, të cilat, në krye të tyre e kishin udhëheqesin ushtarak, të quajtur Bazilej.

Federatat më të njohura ishin: e Enkelejëve, Taulantëve, Molosëve dhe e Ardianëve, të cilat me kohë u kthyen në mbretëri të fuqishme. Kulmin e zhvillimit dhe të forcimit shteti ilir e arriti në periudhën e (Mbretërisë) së Ardianëve në kohën e sundimit të mbretit Agron.

Pas vdekjes së tij (231 p.e.r.) politikën e tij e udhëhoqi e shoqja, Teuta, e cila sundoi si tutore e mbretit të mitur Pinesit.

Kurse, Drishti (Drivasto), në bazë të dokumenteve del si dioqezë në vitit 458, sikurse edhe Lezha (Lissus-Alessio) në vitin 592.

Një kohë Mbretërinë e Adrianëve e udhëhoqi mbreti ilir Genti, i cili në një betejë me romakët e humbi betejën dhe u zu rob bashk me të shoqen Etuten dhe komplet suiten mbretrore të cilët me pastaj u syrgjynosën në Umbria të Italisë ku edhe vdiqën e që edhe sot e kësaj dite gjendet varri i Mretit Gent atje.

Pas fitores ndaj Gencit gjenerali romak Anicijc Galato thirri kuvendin e fiseve kryesore ilire në Shkodër dhe aty shpalli “në emer të senatit dhe popullit romak” se këto fise dhe qytete të cilat kaluan në anën e Romës para rënjës së Mbretit Gent janë të lirë dhe nuk do të paguajn tatime.

Kjo ka të bëjë me fiset e Taulantëve, Pirustëve, Daorsëve qytetarëve të qyteteve Rhizon, Olcinium dhe Lissos. Kah shekulli VII (sipas anonimit të Ravenës) Kotorri ishte quajtur Dacaderan apo Dacadon.

Mbretëresha Teutë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit