Kosovarët siç duket e kanë marrë shumë afër zemrës situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Disa edhe janë interesuar se si mund të shkojnë në Ukrainë për t’i dalë në mbrojtje këtij shteti, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar ambasadori i këtij shteti në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ai për Euroneës Albania.