-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Nga nesër nuk e keni obligim t’i vendosni maskat

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për përditësimin e masave të reja.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konferencë për media.

- Advertisement -

Sipas kryeministrit, gjendja epidemiologjike e dy javë më parë dhe situata momentale kanë shtyrë Komisionin Këshillëdhënës dhe Komitetin për Vlerësim që t’i rekomandojnë këto masa.

“Masat e dy javëve të fundit janë treguar mjaftë të suksesshme. Duke u bazuar me këtë fazë epidemiologjike në krahasim me dy javë më parë, Komisioni Këshillëdhënës dhe Komiteti për vlerësim kanë rekomanduar një zbutje të lehtë dhe graduale të masave kufizuese“, ka thënë Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka prezantuar masat e reja duke shtuar se të njëjtat do të kenë efektin e tyre nëse zbatohen si të tilla edhe në praktikë.

- Advertisement -

“Këto masa do të kenë efektin e tyre nëse zbatohen si të tilla edhe në praktikë nga subjektet publike dhe private që paraqesin rrezikshmëri për përhapje”, ka deklaruar Latifi.

Sipas Latifit, propozim vendimi i masave të reja përfshijnë:

- Advertisement -

Hyrja në Kosovë u lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy vaksina apo me një nëse është nga Johnson&Johnson , vetëm më një dozë bashkë me testin PCR dhe personi që ka kaluar COVID-19 në tre muajtë e fundit ose nëse është testuar negative me test PCR në 48 orët e fundit;

Hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësira të hapura, ndërsa mbetet në të gjitha rastet në hapësira të mbyllura;
Kufizimi i qarkullimit do të jetë nga ora 00:00 deri në 05:00, ndërsa gastronomia operon deri në orën 23:00;

Në hapësirat garuese në ambientet e mbyllura prania e shikuesve do të jetë deri në 10%, ndërsa në hapësirat garuese të jashtme do të jetë deri në 30%;

Gjithashtu lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave, teatrove e të tjera deri në 50% të kapacitetit si dhe hapën fitneset dhe palestrat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit