0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Trajkoviq: Radoiçiqi s’i iku Policisë, miku i Haradinajt i paprekshëm nga retorika e Kurtit

Rekomandime

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, nuk i ka ikur Policisë së Kosovës, por është lejuar të kthehej në drejtim të Serbisë, sipas ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq.

Për “Danas”, Trajkoviq ka thënë se pushteti i Radoiçiqit në Kosovë është shumë i madh e se dallimi i Kosovës ndër vite në përballje me atë që njihet si “bosi i KRlMlT në veri”, është vetëm ndryshimi i emrit të kryeministrit.

- Advertisement -

Këtu ka apostrofuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj të cilin e ka cilësuar si mik të Radoiçiqin, e kryeministrin aktual Albin Kurti si zyrtar që s’i kryen punë retorika.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve ka thënë se pengesat fizike në pikëkalimin kufitar në Bërnjak janë të tilla që ia pamundësojnë ndërrimin e lehtë të shiritave dhe të kthehet në drejtim të Serbisë kollaj.

Teknikisht, nuk mund të kthejë veturën dhe të rikthehet kah Serbia.

- Advertisement -

Ka pengesa fizike në mes të dy shiritave në pikëkalimin administrativ dhe për të kaluar në drejtimin tjetër, kah Serbia, i është dashur të kalojë shtëpizat ku qëndrojnë policët e Kosovës.

Ai ka ikur nga Bërnjaku siç thuhet të ketë ikur prej Mitrovicës së Veriut kur u organizua aksioni për arrestimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

- Advertisement -

I vetmi dallim është se atëherë ishte kryeministër Ramush Haradinaj dhe tash është Albin Kurti”, ka thënë ajo duke shtuar se në kohën kur Radoçiqi është larguar nga pika kufitare, kamerat s’kanë funksionuar.

Sipas saj, Milan Radoiçiq ka status të privilegjuar në Kosovë dhe që nuk zbehet as me ndërrimin e pushtetit.

Haradinaj ka folur publikisht për miqësinë e tij me Radoiçiqin.

Kurti ka retorikë ndryshe, por sistemi që ai ka vendosur dhe të cilin e kontrollon ka komunikim shumë të mirë me Listën Serbe, Goran Rakiqin, si kryetar të Listës Serbe dhe vetë Radoiçiqin.

Në pikëpamjen politike, afariste dhe kriminaIe, Serbia e Kosova janë shumë mirë të integruara”, ka shtuar ajo.

Sipas Trajkoviqit, askush në Kosovë s’ka interesim të përndjekë përfaqësuesit e Listës Serbe, por problemi më i madh për Kosovën është lidhja e kësaj partie me grupet kriminaIe.

Për moskapjen e Radoiçiqit u suspenduan tre zyrtarë policorë të Kosovës.

Shpëtimi nga pika kufitare në Bërnjak s’është që po ndodh për herën e parë për Radoiçiqin.

Në vitin 2018, pak para se të zhvillohej një aksion i Policisë së Kosovës për rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, Radoiçiqi kishte ikur në drejtim të Serbisë.

Ai ishte në listën e të kërkuarve nga Kosova deri në mars të vitit të shkuar.

Departamenti Amerikan e ka futur në listën e zezë për lidhjet e tij korruptive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit