Inspektorati reagon për rastin e policit Amir Hoxha: Nuk kemi rekomanduar suspendimin e tij

    0
    103

    Inspektorati Policor i Kosovës është deklaruar lidhur me suspendimin e zyrtarit policor Amir Hoxha.

    Nga IPK-ja kanë thënë se ata nuk kanë bërë ndonjë rekomandim për suspendimin e tij, shkruan Reporteri.net.

    Sipas IPK-së, Hoxha është suspenduar nga Policia e Kosovës.

    “Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Sqarim nga Inspektorati Policor i Kosovës

    Prishtinë/Hajvali, 05 shkurt 2022,

    Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës .

    Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

    Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj.

    Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale.