3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasadorja franceze: Kosova nuk ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim vizash

Rekomandime

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ka thënë se Franca, bashkë me disa shtete të tjera anëtare të BE-së, konsiderojnë se Kosova nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hezitimit të shtetit të saj, ajo ka thënë se Franca konsideron, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, se të gjitha kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar ende krejtësisht në këtë fazë.

- Advertisement -

“Për këtë arsye Franca konsideron, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, se të gjitha kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar ende plotësisht në këtë fazë”, ka deklaruar ajo.

Kurse, sa i përket dialogut, diplomatja franceze ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje sigurie dhe prosperiteti ekonomik për të dyja vendet, për rajonin dhe për Evropën në tërësi dhe se dialogu dhe vazhdimi i negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk ka alternativë.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje sigurie dhe prosperiteti ekonomik për të dyja vendet, për rajonin dhe për Europën në tërësi. Dialogu dhe vazhdimi i negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian nuk ka alternativë”, deklaroi ajo.

- Advertisement -

“Franca mbështet plotësisht Miroslav Lajçak, të dërguarin special të emëruar nga Bashkimi Europian për të mbështetur këtë proces. Përveç kësaj, për të përforcuar angazhimin e saj për dialog, ajo ka ndërmarrë, me Gjermaninë, iniciativën për të organizuar një samit midis liderëve të shteteve dhe qeverive të Francës, Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, fillimisht në Berlin në vitin 2019 dhe më pas në Paris në vitin 2020”, tha më tej diplomatja franceze në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit