A është hallall bamirësia e deputetëve me paratë e karburantit?

0
99

Nga kompensimi për karburant hoqën dorë. Por pas presionit publik, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe ato para që i morën në dy muajt e fundit, vendosën t’i japin për bamirësi, për mjekimin e një djali të sëmurë.

Ka qytetarë që nuk e pëlqejnë këtë metodë humanizmi.

“Ato pare duhet me i kthy në buxhet”, thotë një qytetar.

Por dikush nuk sheh ndonjë problem këtu.

“Si prej naftës, si prej rrogës, ai ka ba mirë”, shprehet një tjetër.

Ndërsa Zef Shala nga shoqata “Nënë Tereza” që merret me humanizëm, thotë se gjesti i deputetëve është i mirë, por taksat e qytetarëve duhet që në fillim të destinohen nga institucionet.

Disa nga të zgjedhurit e popullit u kritikuan këtë javë për rimbursimin e shpenzimeve të transportit nga komunat tjera, edhe pse jetojnë në Prishtinë.