Kryebashkiaku i Nju Jork në mbështetje të shqiptarëve, bën simbolin e flamurit shqiptar

0
105

Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, është fotografuar duke bërë simbolin e flamurit shqiptar.

Bëhet me dije se ky moment i veçantë është kapur nga një shqiptar i Malit të Zi, i identifikuar si Mark Gjonaj.

Gjonaj, politikan i angazhuar në Këshillin e lqytetit, ka publikuar foton e Adams në rrjetin social “Twitter”, duke e falenderuar për mbështetjen dhe mundësinë që iu ofron bizneseve shqiptare, në Nju Jork.

“Faleminderit Eric Adams për mbështetjen për bizneset e vogla!”, shkruan Mark Gjonaj në Twitter.

Kryebashkiaku Adams, duket se ka vizituar lokalin e shqiptarit Gjonaj, dhe si formë mbështetje për biznesin e vogël që drejtohet nga shqiptarët, ka bërë simbolin e shqiponjës.

POSTIMI NE TWITTER: