Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në një market në Fushë-Kosovë.
Një person aty ka grabitur nga arka 250 euro, teksa ka sulmuar edhe punëtoren e marketit.
Si pasojë e konfrontimit me hajnin ajo është lënduar.
“Fushë Kosovë, 10.02.2022-20:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga momenti i grabitjes. Aty shihet se punëtorja ka rezistuar dhe nuk e ka lëshuar hajnin duke u përleshur me të.