11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ka filluar numërimi mbrapsht, amerikanët e japin afatin e saktë kur Rusia do ta sulmojë Ukrainën

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme.

Presidenti Joe Biden u takua virtualisht të premten me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson dhe liderë të tjerë botërorë të premten për t’i informuar ata mbi zhvillimet e fundit.

- Advertisement -

Menjëherë pas përfundimit të takimit doli se zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë tani mendojnë se Rusia do të pushtojë javën e ardhshme, sipas reporterit të PBS, Nick Schifrin, shkruan daily mail.

“Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë bombardime ajrore dhe luftë elektronike, e ndjekur nga një pushtim, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”, shkroi ai në Twitter.

Një burim diplomatik tha se strategjia tani ishte për të intensifikuar përpjekjet për të përcaktuar koston e pushtimit të Putinit.

- Advertisement -

“Mesazhi duhet të jetë se ai nuk mund të fitojë”, tha burimi për DailyMail.com.

Derisa këto janë zhvillimet e fundit, aleatët po përpjekjen për t’i siguruar shtetasit e tyre.Britania këshilloi të premten qytetarët që të largoheshin menjëherë ndërsa fluturimet komerciale ishin të disponueshme.

- Advertisement -

Zhvillimet vijnë pas një sërë paralajmërimesh për amerikanët që të largohen menjëherë nga Ukraina.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përshkroi ato që ai tha se ishin “shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus”.

“Ne jemi në një dritare kur një pushtim mund të fillojë në çdo kohë – dhe për të qenë i qartë, kjo përfshin edhe gjatë Lojërave Olimpike,” tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit