10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ambasadori i Iranit në Serbi thotë se Teherani po përballet me kërcënime për ta njohur Kosovën

Rekomandime

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, Rashid Hassan Pour Baei, ka thënë se vendi i tij po përballet me kërcënime për ta njohur Republikën e Kosovës.

Mirëpo, ai thotë se do të tentojnë të mbajnë fjalën për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Shumë vende e kanë njohur Kosovën, por ne jo dhe po tentojmë, duke i pasur parasysh kërcënimet që i kemi, të mbajmë fjalën nga fillimi deri në fund”, tha Hassan Pour, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Ai më tej tha se Serbia dhe Irani do të intensifikojnë marrëdhëniet e tyre në javët në vijim, ndërsa paralajmëroi edhe vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Teheran., ku tha se do të nënshkruhet 10 marrëveshje si dhe do të zbulohet shtatorja e Nikolla Teslës.

Hasan Pour tha se Serbia është vendi më i rëndësishëm nga rajoni për Iranin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit