3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mesiq: Serbët e urrejnë Millosheviqin, jo pse shkaktoi Iuftëra, por pse i humbi ato

Rekomandime

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Ai sot bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, kanë takuar kreun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën.

- Advertisement -

Siç njofton zyra për media e Kuvendit, gjatë bisedës me Konjufcën, Mesiq ka rikthyer në kujtesë ngjarjet që kanë çuar në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përballjet e tij që ka pasur me Sllobodan Millosheviqin për Kosovën.

Mesiq thotë se Jugosllavia ka mund të shpërbëhet edhe pa Iuftë, por ka qenë politika e Millosheviqit ajo që ka shkaktuar tragjedi në gjithë rajonin. Mesiq ka thënë se Millosheviqi mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për “të drejtën serbe” por kishte gënjyer veten.

Tutje ai thotë se serbët e urrejnë Millosheviqin, jo pse ka shkaktuar Iuftëra, por se i ka humbur ato.

- Advertisement -

“Jugosllavia ka mundur të shpërbëhet pa Iuftë, por politika shoviniste e Millosheviqit ishte ajo që iu shkaktoi tragjedi popujve joserbë në këto hapësira. Ai mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për “të drejtën serbe”, por gënjeu veten dhe serbët. Serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi gjithë ato Iuftëra të përgjakshme, por pse i humbi ato”, ka thënë Mesiq.

Nga ana tjetër, ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi e uroi me këtë rast Konjufcën për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe tha se e konsideron privilegj vizitën në Kosovë me mikun e tij dhe të të gjithë shqiptarëve, Mesiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit