11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

NATO do ta armatosë Europën Lindore deri në ‘dhëmbë’, nëse Rusia e sulmon Ukrainën

Rekomandime

SHBA’të do të konsiderojnë të shtojnë prezencën ushtarake në pjesën lindore të Europës, nëse Rusia kryen një pushtim të plotë të Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar vazhdimisht presidentin rus Vladimir Putin se nëse ai është i shqetësuar për praninë e NATO-s pranë kufirit të Rusisë tani, ai shqetësim do të rritet edhe më shumë nëse ai zgjedh të sulmojë Ukrainën. Tashmë, anëtarët NATO’s nga Evropa Lindore po kërkojnë më shumë forca amerikane si një pengesë kundër një Kremlinit.

Shtetet e Bashkuara së fundi kanë vendosur rreth 2.000 forca shtesë kryesisht në Poloni, si përgjigje ndaj grumbullimit rus në kufirin e Ukrainës për të siguruar aleatët afër Rusisë. Të premten, zyrtarët amerikanë thanë se 3000 ushtarë nga Divizioni i 82’të Ajror do t’i bashkoheshin atyre, duke e çuar totalin në 5.000 trupa brenda disa ditësh.

Po ashtu edhe 1.000 ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Rumani, duke iu shtuar 900 trupave amerikane që tashmë janë në vend, shkruan The Washington Post.

- Advertisement -

NATO gjithashtu po shqyrton vendosjen e grupeve luftarake të gatshme në Rumani, Bullgari, Sllovaki dhe Hungari, si ato që aktualisht veprojnë në Poloni dhe Baltik.

Rusia ishte shumë e qartë në kërkësat e saj në mënyrë që të mos e sulmojë Ukrainën, duke kërkuar nga NATO që të tërhiqet nga të gjitha vendet të cilat dikur i takonin Bashkimit Sovjetik, por kjo kërkesë natyrisht se është e papranueshme për Aleancën Veriatlantike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit