Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka njoftuar se sot ka ndërrua jetë i riu nga Ferizaj.
“Një njeri i urtë, punëtor, i dashur dhe filantrop. Ferizaj, Gjakova dhe e gjithë Kosova ka humbur një njeri shembull për urtësinë, miqësinë dhe kontributin shoqëror” ka shkruar ai në llogarinë e vet në Facebook.
Visari është djali i mësuesit, filantropit dhe patriotit Muhamed Sylejmani (Mani).
“Visari është djali i mësuesit, filantropit dhe patriotit Muhamed Sylejmani (Mani)- organizator i demonstratave të vitit 1968, kontribues i përhershëm i çështjes kombëtare. Ngushëllime axha Man, e di sa të thyer e keni zemren dhe shpirtin” njoftoi ai.
Postimi i plotë:
Shumë e madhe dhe e rëndë është humbja e Visarit.
Shpirti i tij pushoftë në paqe. Ngushëllime prindërve, bashkëshortës, fëmijëve, vëllaut, motrës dhe gjithëfamiljes Sylejmani dhe miqve. Visari është mik i gjeneratës, jemi njohur që në fëmijëri.
Një njeri i urtë, punëtor, i dashur dhe filantrop. Ferizaj, Gjakova dhe e gjithë Kosova ka humbur një njeri shembull për urtësinë, miqësinë dhe kontributin shoqëror. Visari është djali i mësuesit, filantropit dhe patriotit Muhamed Sylejmani (Mani)- organizator i demonstratave të vitit 1968, kontribues i përhershëm i çështjes kombëtare. Ngushëllime axha Man, e di sa të thyer e keni zemren dhe shpirtin.