Vëllai i heroit Agim Ramadani, Jashari, ka njoftuar për humbjen e jetës së dajës së tyre, Skenderit.
Ai shkruan:
Eh more Daja Skender!
Agimi dhe shokët nuk të pritën të iu shkosh kaq heret o çlirimtar…
Neve këtej na mërzite shumë!
U prehtë në paqe shpirti yt i bekuar!
Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të mikut, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti.
“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Berisha.