2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ministri britanik: Mjafton vetëm urdhri i Putin, raketat dhe bombat do zbarkojnë në Ukrainë

Rekomandime

Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey ka shprehur shqetësimin në lidhje me situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës, derisa tha se pushtimi nga Rusia do jetë ‘’shumë afër’’.

Ai theksoi se mjaftojnë disa minuta pasi Putin do jap urdhrin dhe raketat do godasin Ukrainën.

- Advertisement -

Ai theksoi se presidenti rus kishte vendosur tani të gjitha mjetet ushtarake të nevojshme për një pushtim që mund të nisej pa “paralajmërim”.

Ai hodhi gjithashtu dyshime nëse vendosja e të paktën 130,000 trupave rreth kufijve të Ukrainës ishte pjesë e një strategjie të “diplomacisë shtrënguese”.

‘’Shqetësimi im është nëse kjo ishte vërtet një lojë e Vladimir Putin për të marrë një vend në tryezën e negociatave, por ai ka vazhduar të shtojë praninë e trupave. Frika tani sa vjen e shtohet’’, tha ai.

- Advertisement -

“Kjo nuk do të thotë se patjetër do të ndodhë. Shpresoj se diplomacia mund të fitojë.”

Ai u tha gjithashtu britanikëve në Ukrainë që të largohen tani ndërsa fluturimet komerciale dhe autostradat janë ende të përdorshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit