4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Selakoviq: Kemi garanci nga emisarët për formimin e Asoaciacionit, s’na kërkohet njohja e Kosovës për anëtarësim në BE

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë sot se Serbia “nuk do të rrijë duarkryq” nëse Kosova fillon të sigurojë njohje të reja.

Për dallim prej përfaqësuesve të lartë në Bashkimin Evropian, Selakoviq thotë se Serbisë nuk i kërkohet njohja e Kosovës për t’u bërë anëtare e BE-së.

- Advertisement -

“Detyrimi ynë është i qartë, në momentin që do të bëhemi anëtare e BE-së, atëherë duhet të koordinojmë politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë”, thotë ai.

Selakoviq tha se kanë marrë garanci “të forta” nga emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak se ata do të ndikojnë që të formohet Asociacioni i komuneve me shumicë serbe.

“E vetmja gjë që mund të diskutohet është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit”, tha ai, duke shtuar se për këtë ka marrë “garancitë më të forta” nga Lajçak dhe Escobar.

- Advertisement -

Ai foli edhe për emërimin e ambasadorit të ri të SHBA-së, Christopher Hill, i cili pritet të mbërrijë shpejt në Beograd.

“Është gjithashtu e rëndësishme që sot padyshim ka diçka që nuk ka ekzistuar në vitet 1990 – dhe kjo është rruga e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, theksoi Selakoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit