-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Biden uron pavarësinë e Kosovës: SHBA do të mbetet partner i palëkundur

Rekomandime

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë.

Kjo letër urimi është publikuar nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila ka shtuar se presidenti Biden në këtë letër ka potencuar se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës.

- Advertisement -

Biden tha se Kosova ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare gjatë këtij viti.

“Presidenti Biden, në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit