3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pas granatimeve në Ukrainë, zëdhënësi i Putinit thotë se situata po përshkallëzohet

Rekomandime

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidnetit rus Vladimir Putinit, ka thënë se situata po “përshkallëzohet” në rajonin e Donbasit dhe iu referua “potencialit të madh të goditjes së forcave ukrainase”, raporton The Guardian.

Ai ka folur në Moskë dhe komentet e tij janë përmbledhur në rrjetin social Twitter të radiostacionit të pavarur Echo Moskvi.

- Advertisement -

Peskov tha gjithashtu se Putini nuk i është përgjigjur ende Dumës ruse për njohjen e të ashtuquajturave “republika popullore” të Donetskut dhe Luhanskut, dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore. Të martën Duma i bëri thirrje presidentit rus që ta njohë pavarësinë e tyre. Një veprim i tillë do ta shkatërronte çdo shpresë për paqe nëpërmjet marrëveshjeve të Minskut, kanë thënë udhëheqësit perëndimorë.

Peskov akuzoi gjithashtu NATO-n për kryerjen e “agresionit të informacionit të pambuluar kundër Rusisë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha këtë javë se Moska nuk i është përgjigjur ende propozimeve me shkrim të perëndimit për sigurinë, të cilat u dorëzuan muajin e kaluar në përgjigje të kërkesave të mëparshme të Kremlinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit