1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kuçi: Vetëm 3 apo 4 persona e dinë kush e ka shkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Deklaratën e Pavarësisë e ka shkruar një jurist, duke mos dhënë detaje të tjera për identitetin e personit.

Kuçi ka thënë se është njëri ndër ata 3 apo 4 personat që kanë punuar në shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë.

- Advertisement -

“Mendoj që Deklaratën, tash po bëna pak patetik, e kanë shkruar qytetarët e Kosovës. Unë mendoj se e di autorin dhe pak veta e dinë. Në pjesëmarrje kemi marrë pjesë edhe disa. Por autori, mendoj se kur ta themi, autori është populli i Kosovës”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Ai thotë se është bashkëpunuar me partnerin kryesor ndërkombëtar, që është SHBA-ja, në shkrimin e kësaj deklarate. Ai ka zbuluar se personi që e ka shkruar është jurist.

“Në kuptimin e shkrimit mendoj se kemi pasur bashkëpunim me partnerët tonë ndërkombëtar dhe partnerin kryesor ndërkombëtar që ka qenë ndihmues në shkrimin e tij. Jurist, nuk ka asnjë dilemë. Edhe jurist i shquar dhe besoj se deklarata e pavarësisë dhe Kushtetuta e Ligjit, nuk shkruhet pa jurist. Atë duhet ta shkruajnë juristët e shquar madje. Mendoj se në vitet e fundit ka shumë persona që e kanë marrë vesh indirekt, por vetëm 3 apo 4 persona e dimë indirekt”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit