-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Plagoset një ushtar ukrainas, Kievi lëshon deklaratë: U shkel 60 herë armëpushimi

Rekomandime

Një ushtar ukrainas është plagosur pasi që Kievi zyrtar thotë se separatistët pro-rusë kanë hapur zjarr duke thyer kështu marrëveshjen e armëpushimit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se janë regjistruar 60 shkelje të armëpushimit nga separatistët në rajonin e Donbasit gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar plagosjen e një ushtari, sipas The Guardian.

- Advertisement -

Forcat pushtuese ruse vazhdojnë të injorojnë marrëveshjet e nënshkruara më 22 korrik 2020 në kuadër të Grupit Trepalësh të Kontaktit.

Në një raport, ushtria tha se separatistët hapën zjarr në më shumë se 10 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë.

Të enjten në mëngjes, separatistët e mbështetur nga Rusia bombarduan një çerdhe, duke plagosur tre persona, në atë që liderët perëndimorë e cilësuan një “operacion me flamur të rremë”

- Advertisement -

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në kufirin Rusi – Ukrainë, teksa SHBA-të kanë thënë se Rusia mund ta sulmojë “pa paralajmërim” Ukrainën

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit