Trajkoviq gjatë një interviste për Nova ka theksuar se Gouillon është financues i aktiviteteve kriminaIe serbe në Kosovë.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i së djathtës ekstreme franceze, Arnaud Gouillon i cili është shef i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Rajon, është shprehur se i gjithë financimi i tij kalon përmes Dioqezës së Rashkës.
Me atë rast, Gujon ka hyrë në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se është tronditur nga akuza të tilla.
“Rada Trajkoviq sapo tha në Nova se financoj grupet kriminaIe në Kosovë. Nuk e di çfarë i kanë bërë asaj zonje apo atij televizioni që shpif kështu? Gjithçka që financojmë në kalon përmes Dioqezës së Rashkës”, thuhet në reagimin e tij.
Управо је @trajkovic_rada рекла на @novarsonline да финансирам криминалне групе на Косову и Метохији!? Занемео сам. Не знам шта сам учинио тој госпођи ни тој телевизији па да ме тако блате? Иначе све што финансирамо на Космету иде преко Епархије рашко-призренске. У шоку сам. pic.twitter.com/WzEyFYP5n0
— Arno Gujon (@ArnoGujon) February 18, 2022
Gouilllon është themelues i organizatës së ashtuquajtur humanitare e cila merret me serbët e Kosovës. Bashkëthemelues i kësaj organizate “Solidaritete Kosovo” është edhe Nikola Mirkoviq, një opinionist i televizionit që financohet nga Kremlini, RT (Russia Today).
Që nga koha, kur vepron e jeton në Serbi, ai ka krijuar raporte shumë të mira edhe me ambasadën e Federatës Ruse në Beograd. Ai, përveç aspektit propagandistik e nxitjes së urrejtje për racizëm e fashizëm, ka organizuar në Paris edhe protesta kundër njohjes së Kosovës si shtet nga Franca. Për aktivitetet armiqësore të Gouillon kundër Republikës së Kosovës, atij i është ndaluar hyrja në territorin e vendit tonë.