3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiqi paralajmëron hyrjen e Kosovës në NATO

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës.

Ndër të tjera, gjatë një paraqitjeje televizive, ai tha se ka “rrezik” që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

- Advertisement -

“Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do të ushtronte presion shtesë mbi vendet e Evropës, të cilat nuk e kanë njohur atë, pra ta njohin atë si shtet të pavarur”, tha Vuçiqi. “Kjo do ta vinte vendin tonë në një pozitë shumë të keqe”, u shpreh më tej ai.

Vuçiqi tha se një nga gjërat më të vështira për të ka qenë refuzimi për ta njohur Kosovën në Washington, gjegjësisht në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

“Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar, nga Escobari e Stuart Peachi, deri tek i dërguari i tanishëm gjerman.

- Advertisement -

Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat për Kosovën.

Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Washingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm.

- Advertisement -

Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA-së. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB.

Vetëm ta dini se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, deklaroi presidenti serb, Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit