4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Lufta e Ukrainës mund të transferohet edhe në Ballkan”/ Serbët e Bosnjes mbështesin agresionin rus

Rekomandime

Banorët e Banja Lukas të Republika Sërpskas në Bosnje janë zgjuar duke parë banderola të mëdha në mbështetje të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Mediat boshnjake kanë publikuar pamje të banderolave të varura në ura dhe palate ku shkruhet: Zgjedhja është e jona” dhe: “Rusët e Ukrainës, serbët janë me ju. Ajo quhet liri!”.

- Advertisement -

Banderolat janë vendosur nga Lëvizja Popullore Serbe dhe janë një mbështetje e hapur e politikave të Putinit ndaj Ukrainës.

Gjithçka ndodh në një vend si Bosnje me përçarje të mëdha etnike dhe tre dekada pas luftës së përgjakshme të fillimit të viteve ’90 ku serbët kryen një genocid ndaj boshnjakëve myslimanë.

Më herët ekspertët e sigurisë si edhe zyrtarë të lartë në Perëndim kanë paralajmëruar se kriza në Ukrainë mund të transferohet edhe në Ballkan ku Bosnja dhe Kosova duket të jenë pikat më të nxehta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit