13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Një tërheqje tjetër nga Trusti? Eksperti i Ekonomisë: Është koha kur qytetarët duhet ta shijojnë dorën e shtetit

Rekomandime

E ngritur si çështje, tërheqjen e mundshme të mjeteve financiare nga qytetarët që kanë llogari në Fondin e Kursimeve Pensionale, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se një gjë e tillë nuk i bën nder ekonomisë së vendit.

Ai në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se kjo ide shumë më tepër qëndron si një ide jo zyrtare se sa ide konkrete dhe e analizuar mirë.

- Advertisement -

“Qytetarët kanë nevojë për ndihmë por nëse eksportojmë para të gatshme atëherë nuk i bëjmë nder ekonomisë, prandaj në këtë drejtim duhet të fitojmë të gjithë në mënyrë të barabartë, këto mjete mund të ndahen tek ata që kanë por në këtë rast do të jenë të goditur të varfërit”, është shprehur Gërxhaliu.

“Në këtë inflacion ku për janar të vitit 2022 inflacioni është më tepër se 70 për qind, është një rrezik se çdo tërheqje e mjeteve do të jetë e dedikuar për konsum dhe nëse ne jemi shoqëri e varur nga importet, atëherë edhe inflacioni do të jetë një goditje për qytetarët”.

Ndonëse për të tërheqja e parave nga Trusti mund të jetë një alternativë në vete, ai thekson se derisa vazhdohet kjo rrugë zgjidhjeje atëherë kjo mënyrë do të jetë gjithmonë target për t’u keqpërdorur.

- Advertisement -

“Duhet të kuptohet se rreth 40 mijë qytetarë që janë nën ombrellën e trustit do të tërheqin mjete, besoj që është momenti që duhet të gjendet një formë e traditave të vendeve të rajonit që në mënyrë të drejtpërdrejt dhe profesionale të mbështeten qytetarët dhe trusti të jetë alternativë ndërsa nëse vazhdohet në këtë drejtim atëherë do të jetë gjithmonë target për t’u keqpërdorur”, shtoi ai.

Ai ka thënë se është koha kur qytetarët duhet ta shijojnë dorën e zgjatur të shtetit, “teori” kjo që sipas tij duhet të zbatohet në praktikë.

- Advertisement -

“Duhet të mendohet në mënyrë paradoike dhe duhet vërtetë të ketë analizë të garantuesit të tërheqjes”.

“Kosova vërtetë është në një krizë ekonomike dhe në këtë drejtim institucionet duhet të mendojnë më tepër për qytetarët për t’i minimizuar efektet e kësaj krize”, potencoi Gërxhaliu.

Fondi i Kursimeve Pensionale është deklaruar pas kërkesës për një tërheqje të mundshme të mjeteve financiare nga ana e qytetarëve që kanë llogari në TRUST.

Zyrtarë të TRUST-it, për lajmi.net, kanë thënë se nuk mund të marrin ndonjë vendim, pasi sipas tyre kjo nuk është kërkesë institucionale.

Në një përgjigje me shkrim për lajmi.net, Jeton Demi – zëdhënës i TRUST-it për media, ka thënë se të njëjtit mund të deklarohen vetëm për çështje që bien në fushën e veprimit të tyre.

“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale të qytetarëve të Kosovës deri në pensionim. Kjo nënkupton zbatimin e legjislacionit në fuqi, i cili nxirret nga institucionet përgjegjëse të vendit”, ka thënë Demi.

Megjithatë, kjo kërkesë e shtruar përveç deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si Bekim Haxhiu, është ngritur si e tillë edhe nga ana e disa njohësve të tjerë ekonomik.

“Është e vërtetë që kam dëgjuar për këtë iniciativë apo këtë propozim lidhur me tërheqjen e Trustit pensional, çuditërisht nga ky institucion nuk ka informata të tilla dhe shumë më tepër një ide e grupit të caktuar politik që më tepër i mbron interesat e partisë politike se sa të qytetarëve dhe e dyta nuk duhet të merren seriozisht propozimet e tilla që vijnë nga pseudo analistë kinse janë njohës të ekonomisë dhe nuk kanë lidhje me ekonominë”, është shprehur Gërxhaliu.

Ndërkaq, tërheqja e 10% të kursimeve ishte mundësuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.

Që atëherë kishte pasur propozime që qytetarëve t’iu lejohej të merrnin deri në 30 për qind nga Fondi Pensional i tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit