8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Biznesmeni Piraj: Nga sot, paga minimale në firmën time do të jetë 400€

Rekomandime

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka marrë vendim që nga sot ta ngrit pagën minimale në kompaninë e tij.

“…marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Si pjesëtar i komunitetit të biznesit në vend nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!

Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.

- Advertisement -

Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,

Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€!

- Advertisement -

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

#ALLAHUEKBER

#elhamdulillah

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit