13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Erdogan reagon pas sulmeve ruse në Ukrainë

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Ai tha se ndërhyrja ushtarake është e papranueshme.

- Advertisement -

“Veprimi ushtarak është i papranueshëm dhe ne e refuzojmë atë. Ky hap, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe një goditje për stabilitetin e rajonit. Na vjen keq që Rusia dhe Ukraina po përballen në këtë mënyrë, pasi ne i shohim të dyja si vende mike dhe kemi marrëdhënie të ngushta politike dhe sociale.

Ne do të bëjmë pjesën tonë për sigurinë e të gjithëve në Ukrainë, me të cilët kemi marrëdhënie miqësore, këtë ja shpreha edhe një ditë më parë Presidentit Vladimir Putin.

Sot, përtej lidhjeve tona historike, po them se Turqia është pjesë e Europës dhe përpjekjet e disa qarqeve për të përjashtuar vendin tonë nga Europa janë padyshim dashakeqe. Asnjë qytetar turk nuk mund të ndihet i përjashtuar, veçanërisht i poshtëruar”, tha Erdogan./A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit