Ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, ka dalë në një deklaratë për mediat shqiptare.
“Sot natën Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe në qytete paqësore. Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB. Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore. Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryen luftime ushtarake. Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak”, tha ai.
Ai falënderoi Shqipërinë për mbështetjen.
“Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat”, shprehet ai.
“Aktualisht në po bëjmë thirrje për sanksione të rrepta. Dhe diskutime direkte nga të gjitha organizatat me ndikim ndaj agresorit rus. Kemi bërë një kërkesë për armatime. Kemi kërkuar nga Shqipëria benzine dhe lëndë të tjera djegëse”, tha ai.