10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Për herë të parë Rusia pranon humbjet e Iuftës

Rekomandime

Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se kanë VlKTlMA në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

“Ka pasur të vr*arë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

- Advertisement -

Megjithatë, siç pretendohet aty, “humbjet e pësuar nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”.

Agresioni rus erdhi disa ditë më parë, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Si pasojë, deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në artileri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit