8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Paralajmërimi i zyrtarit të lartë amerikan: Rusia mund të bëhet edhe më agresive ditëve në vijim

Rekomandime

Forcat ruse mund të bëhen më agresive dhe të përpiqen të rrethojnë Kievin në ditët në vijim, citon Reuters të ketë thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

- Advertisement -

Zyrtari amerikan u tha gazetarëve se trupat ruse ishin rreth 16 milje nga qendra e qytetit të Kievit.

Ne presim që ata do të duan të vazhdojnë të ecin përpara dhe të përpiqen të rrethojnë qytetin në ditët në vijim.

Zyrtari, në kushte anonimiteti, tha se SHBA beson se rezistenca e ashpër ukrainase ka ngadalësuar përparimin e trupave ruse dhe dështimet e planifikimit kanë lënë disa njësi ruse pa karburant ose furnizime të tjera.

- Advertisement -

Një nga gjërat që mund të rezultojë është një rivlerësim i taktikave të tyre dhe potencialit që ata të jenë më agresivë dhe më të hapur, si në përmasat ashtu edhe në shkallën e synimeve të tyre ndaj Kievit.

Tashmë bisedimet mes ekipit negociues të Ukrainës dhe atij të Rusisë, që po zhvilloheshin në kufirin e Bjellorusisë, kanë përfunduar. Kështu raporton the Guardian, duke e cituar një agjenci ruse të lajmeve.

- Advertisement -

Takimi kishte nisur në mesditë, ndërsa palët aty hynë “pa parakushte”.

Derisa këto negociata po zhvilloheshin, u raportua se Rusia sulmoi me anë të një sulmi raketor, qytetin ukrainas, Kharkiv.

Ndërkaq, presidenti ukraians, Volodymyr Zelensky, nënshkroi aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit