2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Hapet llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë, kështu mund të kontriboni

Rekomandime

Qeveria e Kosovës sot bëri të ditur se është hapur llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës njofton se përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

“U hap llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë.

Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

- Advertisement -

Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e ‘Fondit të Sigurisë’”.

Nuk ka shkuar shumë kohë dhe kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.

Afaristi Ardian Hoxha, pronar i DuplexClub, ka thënë se si falënderim për lirimin e masave, biznesi i tij do të dhurojë çdo muaj nga 10,000 euro (dhjetë mijë euro) për Fondin e Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kompania Frutex e biznesmenit Shaqir Palushi po ashtu ndanë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, është zotuar se do t’i jap 5 mijë euro nga kursimet familjare për Fondin e Sigurisë që u themelua sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit