0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Abramovich: Paratë nga shitja do të shkojnë për viktimat e Iuftës në Ukrainë

Rekomandime

Miliarderi rus Roman Abramovich, tha se paratë nga shitja e Chelseat do të shkojnë për viktimat e Iuftës në Ukrainë.

Abramovich sot edhe zyrtarisht konfirmoi se nuk do të jetë në krye të Chelseat.

- Advertisement -

“Kam porositur ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie, të cilit do t’i dhurohen të gjitha të ardhurat neto nga shitja.

Nga fondacioni do të përfitojnë të gjitha viktimat e Iuftës në Ukrainë. Kjo përfshin sigurimin e fondeve thelbësore për nevojat urgjente dhe të menjëhershme të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes”.

“Ky ishte një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, unë besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit. Shpresoj të jem në gjendje të vizitojë Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju përshëndetur të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj të jem pjesë e jetës së Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta”.

- Advertisement -

Ai u akuzua se ka lidhje të forta me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Vlerat e Chelseat në treg llogaritët të jetë rreth 3 miliardë euro.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit